Situata në vend po vazhdon të jetë e tensionuar.
Serbët po vazhdojnë të jenë në veri për të protestuar kundër kryetarëve të zgjedhur në veri.
Mirëpo së fundmi Bashkimi Evropian ka kërkuar të shtunën që Kosova t’i pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës, dhe që kryetarët e zgjedhur shqiptarë të kryejnë funksionin e tyre nga objektet alternative.
“Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur në të katër komunat, dhe ato të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në to”.
Këtë mundësi të zgjedhjeve e kanë shqyrtuar edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala.
Ai u shpreh se situata në anen politike është krijuar pa koordinim me SHBA-të mirëpo që policia e Kosovës veproi drejtë dhe duke mos rrezikuar jetën e qytetarëve.
Drizan Shala
“Situata e Kosovës do te duhej të spjegohet në dy fusha, atë politike ku është konstatuar që kemi gabuar me marrjen e veprime politike pa koordinim dhe subkoordinim me SHBA e cila pastaj reagojë duke na “edukuar” se si nuk do të duhej të marrin veprime të njëanshme që shkaktojnë konfuzion në një proces vendimarrëse të Kosovës që ka hy.
Në fushën e sigurisë mund të nxjerrim një përfundim që policia ka vepruar drejtë dhe në proposion më rrezikun që ju është kanosur jeta por edhe institucionet në fjalë”, u shpreh ai.
Shala më tej thekson që duhet të ketë zgjedhje edhe në nivel vendi për ndëshkuar veprimet e Qeverisë aktuale.
“Kosova duhet të hy në proces zgjedhor të ri në kater komuna por që pas këtij procesi të hymë edhe në një cikel të ri parazgjedhor në nivel vendi për të ndëshkuar veprimet amatoreske të qeverisë aktuale në raport me gjitha nivelet”, përfundoi eksperti i sigurisë Drizan Shala për “Bota sot”.