Gjumi është thelbësor për funksionimin normal dhe mbijetesën, dhe mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, depresionin dhe diabetin.
Si mund të sigurojmë gjumë mjaftueshëm cilësor? Një studim i ri i kryer në Shkollën Mjekësore të Harvardit sugjeron se ngrënia e më shumë proteinave mund të ndihmojë.
Bllokimi i shqisave
Një proces kyç për gjumin është shtypja shqisore. Një studim i ri thekson se informacioni nga shqisat e ndryshme përpunohet përmes mekanizmave të pavarur ndërsa ne flemë. Profesorja e neurobiologjisë që mori pjesë në hulumtim, Dragana Rogulja, nga Instituti Blavatnik në Harvard, identifikoi një peptid që promovon shtypjen e zgjimit ndijor me anë të ekzaminimit gjenetik të mizave që e kishin vështirë për t’u zgjuar.
Ekipi i saj zhvilloi një sistem që gjeneron dridhje me intensitet të ulët, të mesëm ose të lartë tek mizat e fjetura, gjë që i lejoi ata të identifikonin mizat që ishin futur në gjumë të thellë.
Lidhja me të ushqyerit
Kur më shumë proteina përfshihen në dietë, qelizat enteroendokrine në zorrë prodhojnë më shumë CCHa1. Nga zorrët, CCHa1 udhëton në tru, ku fillon sinjalizimin dopaminergjik që ndrydh zgjimin.
“Vibrimet dobësojnë aktivitetin e neuroneve dopaminergjike, gjë që e bën më të lehtë zgjimin e mizave. CCHa1 i prodhuar në zorrët mbron neuronet dopaminergjike nga dridhjet, duke i lejuar mizat të flenë më thellë,” shpjegoi Rogulja.
Ekipi gjithashtu vërtetoi se një dietë me proteina të lartë përmirësoi cilësinë e gjumit te minjtë. Tani që kjo lidhje është identifikuar, mund të bëhen kërkime të mëtejshme se si sasia e proteinave në dietën e një personi ndikon në gjumin e tyre, shkruan Technology Netëorks, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Hulumtimi përshkruan gjithashtu se si rruga e CCHa1 nuk ndikon se sa lehtë zgjohet miza në përgjigje të një ndryshimi të temperaturës. Kjo dëshmon gjithashtu se rrugë të ndryshme shqisore rregullohen përmes mekanizmave të ndryshëm gjatë gjumit dhe se rritja e marrjes së proteinave mund të përmirësojë gjumin.