Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

​A na bën vërtet plakja më të mençur?

Judith Gluck, një psikologe pranë Universitetit të Klagenfurt-it në Austri, kreu një përmbledhje të hulumtimeve të mëparshme që lidhin moshën me mençurinë.

Ajo arrin në përfundimin se marrëdhëniet statistikore midis mençurisë dhe moshës nuk janë të forta, pavarësisht supozimeve dhe paraqitjeve të zakonshme në kulturën popullore.

Megjithëse mençuria mund dhe shpesh vjen me moshën, mosha nuk garanton se do të bëheni të mençur, thotë Gluck.

Gluck argumenton se nuk ka asnjë rrugë universale për zhvillimin e mençurisë. Me fjalë të tjera, njerëzit në mbarë botën nuk bëhen automatikisht më të mençur me kalimin e kohës.

“Përvojat e jetës, në vend të kohës, janë çelësi për zhvillimin e mençurisë”, thekson ajo, shkruan Daily Mail.

Një studim i mëhershëm, i udhëhequr nga Carolyn Aldwin pranë Universitetit Shtetëror të Oregon SHBA, tha se vështirësitë ka më shumë gjasa të çojnë në mençuri, sesa në moshë – nëse nuk keni përjetuar vështirësi në jetën tuaj, keni më pak gjasa të fitoni mençuri në rrugën tuaj drejt plakjes.

Tags: