
Ramush Haradinaj duket se i ka afruar raportet me Behgjet Pacollin.
Kreu i AAK-së e ka marr me vete “Bacin” në një takim me kryemyftiun Tërnava.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë që me mikun tim Behgjet Pacolli, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës të takoj Myftiun Naim Tërnava, pas një periudhe të vështirë shëndetësore.
I lumtur që e kam parë në gjendje të mirë dhe shpresoj që shëndeti i tij të vazhdojë të përmirësohet.
Faleminderit Myftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij për mikpritjen e ngrohtë” shkruan Haradinaj në njoftim.