Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“A po ju vjen inati me i pa me këtë dinjitet policët?’’ – Gjini i tensionuar: Shtrijeni sovranitetin

Kryetari i Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se Kurti duke mashtruar se po e shtrin sovranitetin në veri na ka poshtëruar të gjithëve.

Gjini ka pyetur se a po iu vjen inati njerëzve me pa në këtë gjendje policët e Kosovës, ku është dinjitetin?

‘ Aq më e rëndë është me hi me t’i marrë tre policë brenda territorit e kërkush mos me ditë. Tre policë, e tash me iu thanë krejt botës kqyre sa e poshtër është Serbia. Edhe me i thanë NATO-s që deri dje i kemi thënë lëna rahat ta shtrijmë sovranitetin. Se na kanë lodh Qeveria duke thënë ne e shtrijmë sovranitetin, dinjitet, dinjitet, dinjitet. A po ju vjen inati njerëzve me i pa me këtë dinjitet policët tonë? Skajohu NATO se na dojmë me shtri sovranitetin e me ruajt dinjitetin. Hajde shtrije.”, tha ai.

Ai ka thënë se Serbia na ka poshtëruar, duke thënë shtrije sovranitetin por unë hy brenda e t’i arrestoj policët.

‘’Kjo është pasojë e arrogancës, mashtrimeve rrenave që duke i ruajtur tri-katër objekte komunave e kemi shtri sovranitetin. A din çka ka bo sot Serbia? Na ka poshtëru tonëve. Se ka thanë shtrije, shtrije sovranitetin po unë hi mrena t’i arrestoj policët.’’, ka thënë ai.