Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk i ka kthyer asnjë përgjigje një aktivisti të PSD-së, i cili e ka parë numrin dy të Qeverisë, të cilit i ka kërkuar llogari për pranimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Bislimit ia ka kujtuar një deklaratë ku ai kishte thënë se do të dorëhiqej nëse Kosova do ta pranonte Asociacionin.
“Z. zëvendëskryeministër, a po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën a jo? A ke premtu që ke me dhënë dorëheqje nëse bëhet Zajednica? A ke premtu? Pse nuk je tu dhënë dorëheqje? Ke premtu që nëse bëhet Zajednica, ndaq me kompetenca ekzekutive, ndaq pa kompetenca ekzekutive, ke me dhënë dorëheqje, pse nuk je tu dhënë dorëheqje?”, i thotë aktivisti.
“A po ju vjen marre? A po ju vjen marre? Allahile a po ju vjen marre që jeni duke e bë Zajednicën? A krejt pa marre jeni duke e bë a? Hiç s’po jua ndjen?”.
Ndërkaq Bislimi nuk ka folur, duke u munduar ta shmangë aktivistin.