Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

A po krijohet çifti i parë në “Ferma VIP”? Baby G për raportin me Dijonisin: Kemi filluar të dashurojmë vërtetë!

Dijonis Biba është fermeri i cili falë votave të publikut në sondazhin e hapur, u rikthye në “Ferma VIP”. I pyetur nga moderatorja Fjoralba Ponari se cilët nga fermerët është gëzuar nga rikthimi i tij, ai u shpreh se Renisi, Çiljeta, Albano dhe Ditea.

Moderatorja Fjoralba Ponari u shpreh se për Dijonisin, Robertin dhe hyrjet e reja çmimi nuk është 100 mijë euro, por përpjestohet me ditët e qëndrimit.

“Nuk e di a është mërzitur ndonjë nga fermerët nga rikthimi im, edhe nëse po i kuptoj sepse mendoj se më kanë parë si lojtarë të fortë, pasi edhe kam dalë disa herë i  preferuari i publikut. Renisi u gëzua nga rikthimi im, Çiljeta,Ditea, Albano, të gjithë besoj”, rrëfehu Dijonisi.

I pyetur për marrëdhënien me Baby G dhe Ditean, Dijonisi u shpreh se ai i ka si shoqe.

“I kam shoqe të dyja, i respektojë. Nuk kam ardhur të gjejë nuse këtu brenda. I them me shaka hajde bëjmë si të dashuruar”, tha Dijonisi.

Nga ana tjetër, Baby G tha me batutë se ata bëjnë shaka me njëri-tjetrin, por duke u tallur mund dhe të jenë dashuruar vërtetë, kjo pasi Dijonisi i tha që unë i them shpesh hajde bëjmë si të dashuruar. Fermerja tha se ishte një batutë, pasi ajo e sheh si shok Dijonisin.

“E dua Dijonisin si shok. Nuk e di pse më ka marrë inat që nuk më përmendi emrin për finalist dhe nuk më tha se unë jam gëzuar me ardhjen e tij. Ne tallemi me njëri-tjetrin, se ai thotë hajde bëjmë si të dashuruar, por duke u tallur kemi filluar të dashurojmë vërtetë.

Seriozisht, nuk jam dashuruar, unë i kam respektuar të gjithë. Buçkon dhe Dijonisin e dua dhe e respektoj si shok.”, tha Baby G. /vizionplus.tv