Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A po vjen fundi i NATO-s? – Përgjigjet profesori Arifi

 
   

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi deklaroi se nuk sheh fund të NATO-s, por që alëncën e sheh si riformatizim, në të cilin SHBA-ja do ta ketë fjalën dominuese.

“Nuk mundet Sllovakia e vendet e tjera që janë shumë të vogla, që kanë impakt zero në aspektin ushtarak, t’i tregojnë ShBA-së se çka është politika e jashtme e sigurisë. Kjo ka përfunduar të paktën me këtë administratë”, u shpreh Arifi në emisionin DPT TE FIDANI.

Ai tutje shtoi se nuk beson për ndonjë largim të ShBA-së nga NATO.

“Nuk besoj, sepse kjo do të ishte një autogol për vetë ShBA-në, pra do ta humbte dominimin dhe influencën, kështu që ShBA-ja do t’i kërcënojë vendet e BE-së që të investojnë më shumë në buxhetin ushtarak e ta ndryshojnë strukturën brenda NATO-s”, theksoi Arifi.