Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A rrezikohet Kosova nga lufta? Ish-ministri paralajmëron: Vëmendja te qendra e Rusisë në Nish

 
   

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se rasti i konfliktit në rajonin tonë mes Kosovës dhe Serbisë është i ndryshëm nga konfliktet që po zhvillohen në botë për shkak të pranisë së përhershme të NATO-s.

Sipas tij, me shqetësim duhet të shihen manovrat e përbashkëta ushtarake që ka bërë Serbia me Rusinë apo veprimi i qendrës humanitare të Rusisë në Nish.

“Blerja e armatimeve nga partnerë si Franca, që është një nga vendet që ka hedhur me kohë tezën e krijimit të një unioni ushtarak brenda Bashkimit Evropian, nuk mendoj se duhet parë me shqetësim. Me shqetësim duhet të shihen manovrat e përbashkëta që ka bërë Serbia me Rusinë. Me vëmendje të shtuar duhet të shihet veprimi i qendrës humanitare të Rusisë në Nish.

Goditja që iu bë nga Izraeli qendrës që solli reagimin e Iranit ishte një qendër në dukej diplomatike, por ishte përgjegjëse për planifikimin ushtarak. Këto janë disa sinjale që duhet të jenë më në vëmendje. Por mendoj se NATO ka kohë që e ka kthyer Adriatikun nga një det në një liqen me anëtarësimin e fundit të Malit të Zi”, tha Bushati.