Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“A tash na duhet me prit KFOR-in”/ Frashër Krasniqi thotë se qeveria nuk ka kontroll të plotë në veri

 
   

Frashër Krasniqi nga PSD thotë se Qeveria e Kosovës ka dëshmuar se ka kontroll në veri, por deri aty ku ia lejon KFOR’i.

Krasniqi në emisionin ‘Pressing’  thotë se Kurti me këto veprime ka treguar se në veri nuk ka sovranitet, por vetëm kontroll.

“Cka janë pasojat e krejt veprimeve të Kurtit në veri, nën 1. po ki marr kontroll atje, nën 2.I ke tension qaq shumë marrëdhëniet me faktërt ndërkombëtarë deri në sanksionë, nën 3. Ke tregu që ti nuk ki sovranitet atje, ti e ki kontrollin, munesh me kontrollu dicka vec deri sa ta lejon KFOR’i.

Se në momentin e parë që t’I qet 7 karabinier aty ti thu: A tash duhet me prit KFOR’in. Ndërkombëtarisht e ke vulos ku është kufiri.  Nuk mundesh me pas sovranitet deri ku te len KFOR’i. dhe e 4. I ke humb përfundimisht serbët lokalë edhe në veri edhe në jug të vendit, i ke afru më shumë me listën Srpska”, tha Krasniqi.