Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A u publikua video nga Princ Leka? Kështu përgjigjet avokati i tij

Avokati Aranit Roshi deklaroi se videoja që tregon përplasjen fizike mes princ Lekës dhe ish gruas së tij, Elia Zaharia nuk është publikuar nga ai.

Në emisionin “Real Story”, teksa po flitet për incidentin që përfundoi me dhunë, avokati i Leka Zogut tha se atij i është dëmtuar dhe cenuar imazhi.

“Nëse kjo video nuk konsiderohet akt dhune, është një këmbanë shqetësuese në perceptimin tim sepse tregon që shoqëria jonë është aq e dhunshme. Të mendosh se kjo nuk është dhunë por reagim normal i një procesi divorci, do të thotë se e kemi kufizuar perceptimin e dhunës vetëm tek vrasja, te thyerja e nofullës, sëpata, çekiçi. Nuk ka pasur asnjë interes për publikimin e videos nga klienti im, është personi që dëmtohet më shumë. Video i ka ulur dhe cenuar imazhin sepse shfaqet duke iu prekur integriteti fizik“, tha ai.

Teksa shtoi se kanë kërkuar hetime për videon.

“Në mënyrë kategorike përjashtohet se është publikuar nga Leka. Më është kërkuar nga gazetarë që të vëmë në dispozicion videon pasi u bë virale. Kam thënë se pavarësisht se është bërë virale, ne nuk do ta ligjërojmë dhe kemi kërkuar që të fillohet hetimi dhe të merren masa. Nuk mundet që të futet në një ingranazh që të paragjykohemi se kjo situatë është bërë e paramenduar. Për vajzën, shqetësimi është shumë i madh. Mendoj se shqetësimi është i madh për të dy prindërit. Të dy janë shumë të kujdesshëm.”, u shpreh ai.