Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik

 
   

Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur sot ku bëhet e ditur se kanë  diskutuar programin për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale.

Sipas njoftimit të AAK-së, ky grup miratoi disa qëndrime programore, ku njëra ndër to është rritja e pagës minimale në 450 euro.

Tutje, bëhet e ditur se sipas programit të AAK-së, paga mesatare në sektorin publik do të jetë mbi 1 mijë euro, ndërsa vlera nën pagën minimale nuk do të tatimohet.

Më poshtë gjeni qëndrimet programore të AAK-së:

Paga minimale 450 euro;

Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro;

Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet;

Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike;

Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore;

Granti i katërt për Komuna, miratimi i Ligjit për Financat Lokale;

Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar;

Orari fleksibil në punë në sektorin publik;

Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale;

Zhvillimi i industrisë së Turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor;

Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor;

Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja;

Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës.