Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

AAK: Kjo qeveri do të mbahet mend për ‘mashtrime me letra’, këto projektligje nuk erdhën për votim

 
   

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, BesniK Tahiri ka akuzuar Qeverinë për “mashtrim me letra” për siç ka thënë ai dështimin më të madh këtij ekzekutivi që lidhet me programin legjislativ.

Deputeti Tahiri para gazetarëve ka prezantuar një dokument për të cilin ka theksoi se është letërnjoftimi i secilës qeveri, dhe se ky dokument sipas tij, është dështimi i kësaj qeverie.

Tahiri: Platforma ‘krejt dhe drejt’ është dështimi më i madh në historinë e Kosovës

“Kjo qeveri është fshehur qe tri vjet e gjysmë pas asaj që kam pengesa në zbatimin e programit dhe veprimeve qeverisëse. Pyetja e parë që ua bëjë qytetareve të Kosovës, është çfarë pengesa ka nga opozita kjo qeveri për të zbatuar plan programin e vetë. Pra kush e pengon? Kjo qeveri çdo herë ka folë për nevojën e një logjike të re qeverisëse e profesionale, e cila është thirr po ashtu ‘krejt dhe drejt’. Platforma ‘krejt dhe drejt’ dhe programi i kësaj qeverie është dështimi më i madh në historinë e Kosovës”, tha ai.

Në planin legjislativ për vitin 2024, asnjë ligj I cili lidhet me politikat e programit krejt dhe drejt nuk ka përfunduar dhe mbi të gjitha i kanë shkelur të gjitha afatet e veta.

Deputeti Tahiri theksoi se ky ekzekutiv në periudhën janar-qershor të këtij viti ka paraparë 54 ligje, prej tyre ligje të miratuara janë vetëm gjashtë.

Tahiri: Ky është mashtrim me letra

“Në zbatimin e planit legjislativ për vitin 2024, në periudhën kohore janar-qershor janë paraparë gjithsejtë 54 ligje, prej tyre ligje të miratuara kemi vetëm gjashtë apo 11 për qind të programit. Projektligje të miratuara në leximin e parë janë tri, projektligje në procedurë të Kuvendit është një dhe projektligje që nuk kanë nisur procedurën 44 apo 81 për qind. Të gjitha këto të dhëna tregojnë për një normë e cila në historinë vetë politike dhe qeverisëse do të mbahet mend si normë e mashtrimit përmes dokumenteve. Ky është mashtrim me letra. Po e marrim shembull nga Ministria e Financave nga 12 projektligje të planifikuara janë katër të miratuara apo vetëm 33 për qind të programeve”, theksoi ai.

Tahiri përmendi Projektligjin për skemën e ndihmës sociale, i cili ka qenë i planifikuar të miratohet më 20 qershor 2024, si dhe Projektligji për sigurime shëndetësore që ka qenë i planifikuar më 28 qershor. Po ashtu sipas tij, edhe Projektligji për banim social ka qenë i planifikuar të miratohet më 27 qershor.