Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

AAK thërret konferencë për nesër në orën 15:00

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbajë nesër konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në zyrën qendrore të AAK’së, në lagjen Arbëria.

Arsyeja e konferencës s’është bërë e ditur, mirëpo konferenca mbahet një ditë pasi Presidentja Vjosa Osmani mblodhi atë dhe liderët e tjerë të partive në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta, që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Haradinaj ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 26 janar.