Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abazi: Albini është dredharak, Gërvalla u pozicionua me Kurtin

 
   

Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe ish-zëvendës i kryeministrit Albin Kurti, Haki Abazi, thotë se ministrja Donika Gërvalla ka vendosur të jetë në anën e kryeministrit Albin Kurti dhe jo në anën e Presidentes Osmani.

‘’Duke pasur parasysh që Gërvalla ka vendosur të jetë në anën e kryeministrit, i bie se ka bërë thyerje kushtetuese, sepse Presidenca është institucion që domosdoshmërish duhet njoftuar për gjëra të tilla, siçka ka ndodhur në të kaluarën’’, thotë ai.

Abazi e quan manifestim përplasjen ndërmjet Kurtit e Osmanit duke treguar se ku ka nisur edhe krisja mes tyre.

‘’Kjo është manifestim i përplasjes ndërmjet Kurtit dhe Osmanit, në qëndrime e diskurs të negociatave por edhe procesin në KiE. Nuk mund ta quaj keqpërdorim të Gërvallës nga Kurti derisa ajo vetë pranon ta bëjë një gjë të tillë. Ajo tregoj se nuk e ka bërë këtë punë pa vetëdije. Ky shkrim përveç naiv, është edhe jo profesional’’, shton ai.

Deputeti Abazi më tej thotë se kryeministri Kurti shquhet për mënyrën ‘’përqaj dhe sundo’’ duke e quajtur Kurtin si ‘’dredharak’’ dhe të ngjashëm me Hashim Thaçin.

‘’Gërvalla nuk është në koordinim me Osmanin, por është në anën e Kurtit. Kurti e ka pasur këtë metodë përçajë e sundo, duke faktorizuar njerëz të tjerë. Ai këtë e bën në mënyrë brilante, sepse këtë e bën tek njerëzit e dobët e tek Gërvalla edhe të padijshëm, në realizimin e objektiva të tij personale e politike. Kurti është politikan dredharak, i ngjashëm me Thaçin në të kaluar’’, përfundon Abazi.