Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abazi: Janë disa individë që i bëjnë të gjitha këto, por në Kosovë është vështirë të krijohet përceptimi me makineri propaganduese e profie fallco

 
   

Deputeti Haki Abazi tha se e gjithë mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje është akumuluar në “interesa të individëve”.

Ai tha se disa individë po e krijojnë këtë lloj qeverisje.

“Dhe nuk ka shumë individë. Ka shumë pak individë. Por ata individë janë më të zhurmshmit që krijojnë edhe profile fallco, edhe makineri propaganduese e denigruese, edhe krijojnë lajme të rrejshme për me e kriju përshtypjen e përceptimin në politikë”, tha Abazi.

Ai tha se “këtu është shumë vështirë me e bë këtë gjë, se jemi popull i vogël, e edhe i përkushtuar besa”.