Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abazi: Më kërkesë të Kurtit Lista Serbe erdhi në seancën për zgjedhjen e presidentes

 
   

Ish-deputeti i Vetëvendosjes tani deputet i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, kanë negociuar me Listën Serbe edhe për votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Ndonëse nuk ka përmendur emër se kush e ka bërë, Abazi ka thënë se negocimi është bërë përmes një deputeti.

“Ka indikacione që Kusari bashkë me Kurtin kanë negociuar me Listën Serbe edhe për votat për presidenten. Ai që e ka ba ndërmjetësimin le ta konfirmon, deputet i parlamentit të Kosovës. Lista Serbe është paraqit me kërkesën e Kurtit në rastin e votimit të Presidentes. Që nga fillimi janë bërë pazare politike”, ka thënë Abazi.

Ndryshe, deputeti Behgjet Pacolli ka thënë se në prani të Kurtit dhe Osmanit ka biseduar me Radoiçiqin për votat e Listës Serbe për zgjedhjen e presidentes.