Deputeti i pavarur, Haki Abazi në emisionin ka thënë se sanksionet e vendosura nga BE-ja për Kosovën e forcojnë kryeministrin Kurti në populizëm, por që sipas tij këto sanksione e dobësojnë Kosovën si shtet.
“Nuk ka investitorë që do të investojë në një vend ku ka sanksione, (Kurti) nuk e ka hallin e disponimit të diasporës, atëherë i bie që jemi duke e bërë gabimin e radhës historik të vetizolimit të vetës edhe mbetjes prapa të proceseve të rëndësishme”, tha Abazi.
Sipas Abazit, Kurti po tenton të bëjë “diktaturë elektronike”.
“Duke përdorur teknologjinë informatike në funksion të politikës…shumica e kohës shpenzohet duke mundu me bërë indoktrinim nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.”, deklaroi Abazi.
Ai tha jo, kur u pyet se a ka votë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Absolutisht jo, nëse matjet në publik janë që përkrahja te qytetarët ekziston për këtë qeveri , unë mendoj se ata njerëz që kanë… sepse demokracia u pajtove e nuk pajtove duhet me u rrespektu, përndryshe do isha edhe unë kampin e Kurtit ku nuk respektohet. Deri në momentin kur Kurti nuk dëshmon qytetarëve të kundërtën duhet të jetë në udhëheqje, ka marr mandate… ne do e luftojmë në metoda demokratike një diktaro të tillë (elektronik)”, deklaroi Haki Abazi.