Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku: Beteja jonë nuk është shtypja e mediave, por punët për qytetarët

 
   

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga punimet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq, ku ka thënë se detyrë e tyre është të punojnë për qytetarët dhe se beteja e tyre nuk është shtypja e mediave.

Ai thotë se frustrimi popullor nuk është dhe s’ka qenë asnjëherë vlerë e popullit të Kosovës, prandaj shton se përpjekjet e importuara për ngecje në urrejtje do t’i refuzojnë.

Postimi i Abdixhikut:

Vazhdojmë! 

Beteja jonë nuk është shtypja e mediave. As instalimi i ndarjes e përçarjes mes njerëzve tanë. Frustrimi popullor nuk është dhe s’ka qenë asnjëherë vlerë e popullit të Kosovës; prandaj përpjekjet e importuara për ngecje në urrejtje do t’i refuzojmë!

Kemi kohë pak, e aq shumë punë përpara!

Prandaj, pas çerdhes në Lipjan, vazhdojmë sot me punimet e mëdha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq. Shtim i hapësirave, shtim i kapaciteteve, shtim i shërbimeve – në mënyrë që kjo QKMF të ofrojë kujdes modern shëndetësor për secilin banorë në këtë qytet!

Sepse kemi punë.

Sepse Kosova ka aq shumë punë!

Sepse e ardhmja e jo përçarja, bën preokupimin tonë!