
Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku në pyetjet e publikut në ‘Debat Plus’ se a do të pranoj rikthimin e presidentes Vjosa Osmani në LDK pas mandatit të saj ka thënë se kjo temë është e përfunduar.
“Kjo temë është e përfundume.
Unë po flas për cikël të ri politik. Ajo vazhdon me qenë presidente e ka edhe një vit”, ka thënë ai.
“Kur të kryhet [mandati i presidentes]… ka nis cikli i ri, ekip i ri, projekte të reja ideore brenda LDK-së, duhet parë, janë rrethana të reja, nuk kthehet më prapa ora politike e LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.