Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin britanik, Nicholas Abbot.
Abdixhiku në Facebook tha se Abbott-it i dhuroi një helmetë ilire si rikujtim Kosove për siç tha ai, bashkëpunimin e ngushtë që kishte me LDK-në.
“I dhurova një helmetë ilire, që ta mbajë si rikujtim Kosove e rikujtim të bashkëpunimit të ngushtë që kishim me Lidhjen Demokratike. Me ambasadorin britanik dhe familjen e tij, përveç relacioneve zyrtare kam pasur nderin të zhvillojë dhe miqësi të veçantë. Ishte gjithnjë i matur dhe i ndjeshëm; ishte gjithnjë i përkushtuar për çdo angazhim tonin”, tha ai.
Derisa shtoi se e ka falënderuar ambasadorin për punën e tij katër vjeçare në Kosovë.
“E falënderova për punën e tij katër vjeçare në Kosovë. Si një diplomat me përvojë e si një mik i madh i vendit, ai mirëmbajti relacionet mes shteteve tona me plot kujdes e vullnet të mirë. Shfrytëzova rastin dhe ta falënderojë në veçanti për deklaratën e Sekretarit, Cameron gjatë vizitës së tij në Kosovë, si garancë për Republikën tonë, të lirë e sovrane. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është shtyllë e sigurisë sonë kombëtare. Për këtë, populli i Kosovës, do të jetë mirënjohës gjithnjë!”, shtoi ai.