Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në RTK se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe tha se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, mund ta ndihmojnë opozitën. Këtë deklaratë e dëgjoi në Pressing kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga ku i reagoi kryeministrit Kurti.
Abdixhiku tha se nëse Kurti është dorëzuar le të jap dorëheqje, ai tha se LDK është e gatshme për zgjedhje që nga sonte.
“Le ta jap qartë, zëshëm, nëse është dorëzu e duket se është dorëzu le të jap dorëheqje. Pra nëse është dorëzu le të jap dorëheqje. Por le të ja shpjegoj popullit pse po i lë. LDK nuk bën mocion të shpërbërjes së Kuvendit por është e gatshme për zgjedhje prej sot. Është e gatshme edhe për qeverisje pas zgjedhjeve”, tha Abdixhiku, transmeton Gazeta Express.
“Nëse është dorëzu, le të jep dorëheqje. Po kërkon zgjedhje, të bëhet viktimë të thotë më rrëzuan”, u shpreh kryetari i LDK-së në Pressing.
“Le të jap dorëheqje”, ripërsëriti Abdixhiku.