1
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se nga 105 mijë të regjistruar nga mërgata, 40 mijë prej tyre janë mbështetës të LDK-së.
Këtë ai e ka quajtur fitore të parë elektorale.
”Fitorja e parë elektorale po merr formë sonte! Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë.Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik.Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale! Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë!”, ka shkruar Abdixhiku.
Sepse vota juaj është ndryshim, ka shtuar Abdixhiku.