Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur kryesinë e partisë, për të diskutuar “hapat e ardhshëm”, që do t’i ndërmarrin.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë dhunën e përdorur dje në Kuvendin e Kosovës.
“Si pasojë e zhvillimeve të fundit, pamjeve të shëmtuara të dhunës në Kuvendin e Kosovës kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbledhur anëtarët e Kryesisë ku po diskutohet për hapat e LDK-së në ditët në vijim“, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Dje në Kuvend ka pasur përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe pjesëtarëve të Qeverisë Kurti.