Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku: Mimoza Kusari ka bërë vepër penale pasi ka biseduar me një terrorist si Radojiçiqi

 
   

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se audio-incizimi i publikuar i Mimoza Kusarit me Slvako Simiq dhe Milan Radojiçiqit është pjesë e rrugës së vjetër.

“Ky audio-incizim është vepër penale, pasi shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka biseduar me një terrorist. Komunikimi me një terrorist të kërkuar është vepër penale”, tha Abdixhiku.

“Nëse ndonjë bashkëpunëtor i imi do të bisedonte me një terrorist, do ta shkarkoja”, shtoi ai.

Abdixhiku ka folur edhe për mundësinë e bashkëpunimit me partitë opozitare.

Abdixhiku tha në Rubikon në Klan Kosova se askush nuk duhet të llogarit në LDK-në që të kthehet në formën e vjetër të qeverisjes.

“Nuk mund të bashkëpunojmë dhe të qeverisim duke thirrur Mimoza Kusarin që ta koordinojë me Milan Radojiçiqin e të formojmë qeverinë e re”, tha Abdixhiku.