Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se festivali i mbrëmshëm Sunny Hill i dha jetë Prishtinës “dhe mijëra të reja e të rinj, i dhanë Kosovës dhe botës një ndër dhe botës një ndër mbrëmjet më ikonike tonat”.
“Kosova është plot rini e plot jetë. Kështu duhet të jetë! Kështu duhet të shpërfaqet jashtë gjithëherë!”, ka shkruar ai.
Abdixhiku ka përmendur edhe “pengesat politike” për vendin e festivalit.
Postimi i plotë:
Mbrëmë Prishtina ishte plot jetë! 🔥
Në lokacionin e ri, Festivali Sunny Hill 🎶, dhe mijëra të reja e të rinj, i dhanë Kosovës dhe botës një ndër mbrëmjet më ikonike tonat. Kosova është plot rini e plot jetë. Kështu duhet të jetë! Kështu duhet të shpërfaqet jashtë gjithëherë!
Kudos organizatorëve që çdo vit i sjellin vendit artistë të mëdhenj – Bebe Rexha e Black Coffee – këtë herë; dhe kështu ndjenjën e normales me secilin vend tjetër. Kudos dhe Komunës e Keshilltarëve tanë Lokalë, që dy vite më parë, përkundër pengesave politike plot mllef e frustrim, si zakonisht; ndan megjithatë vend permanent për një Festival, që për Kosovën tashmë është brend dhe aset!
Le të ketë jetë! 🎉
Kosova meriton më mirë!