![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2025/02/abdixhiku-ne-tubimin-me-grate-e-gjilanit-lexon-fjalimin-qe-ia-shkroi-gruaja-e-tij_679ea5a997828.jpeg?resize=850%2C566&ssl=1)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur me gra të Gjilanit, tregoi se fjalimin sot, ia besoi gruas së tij, Albinës, e cila ia shkroi Abdixhikut.
‘’Me gjithë këtë fushatë, takime, rrugëtime, debatet me burrat që mendojnë se dinë gjithçka – mendova: “Kush është më e zonja për ta bërë këtë punë?’’. Dhe e lashë në duart e Albinës, bashkëshortes’’, potencoi Abdixhiku para grave.
‘’Prandaj, për të gjitha gratë e Gjilanit: A jemi gati ta marrim fatin tonë në duar?
A jemi gati t’i lëme burrat pak anash dhe të tregojmë si bähen gjerat si duhet? Nese po – atëherë te ecim perpara! Sepse e ardhmja nuk është vetëm e Kosovës… e ardhmja është e grave të Kosovës’’, deklaroi Abdixhiku.