Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e rëndësishme arsye pse vendi shkon në zgjedhje.

I pari i LDK-së tha se kryeministri po e dëshiron shpërbërjen e Kuvendit sepse dëshiron ndarjen e përgjegjësisë.

“Nuk është faji i Kuvendit. Kuvendi i Kosovës është funksional, është i dobët po është reflektim i popullit. Faji është i Qeverisë. Kryeministri është dorëhequr, po kërkon zgjedhje por duke shpërndarë përgjegjësinë e tij”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha “gjithmonë kam thënë se opozita nuk ka qenë asnjëherë një, darka mes Vetëvendosjes dhe PDK-së e ka vërtetuar këtë”,

“Politika opozitare ka qenë që të lëmë 51% të shihet se çfarë mund të bëjë. Vetëm falë politikës opozitare të LDK-së, kjo ka qenë rruga, se përndryshe boksa e rrahje kishin këta tjerët aty, jo ne. Falë politikes tonë u pa se çfarë mund të bëjë 51% e shihet që s’ka bërë asgjë”, tha Abdixhiku.