Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur sërish për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai tha se ky dokument i referohet Rezolutës 1244.
“Një element që nuk e ka kap askush sepse ky draft statut i pranuar i referohet një seri dokumentesh, i referohet rezolutës 1244 që është skandal”, tha Abdixhiku.
“Kosova për herë të parë, në historinë pas pavarësisë i referohet një dokumenti, një rezolute 1244 në organizmin e brendshëm ligjor”, tha Abdixhiku.
I pari i LDK-së ua ka dorëzuar mediave draft-statutin e Asociacionit.