Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.
Abdixhiku u shpreh për Ramazanin si muaj që jep reflektim, paqe e dashuri mes njerëzve, njofton Klankosova.tv.
Më tutje ai vazhdon se ky është muaj i kujdesit, afërsisë e i ndarjes së të mirave ,e të tjerët, e që këto vlera i nevojiten vendit tonë.
“Të dashur besimtarë muslimanë, Dita e nesërme për të gjithë besimtarët shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Shënon dhe fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, aq dhe sfidues fizikisht. Prandaj më lejoni që në emrin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’iu uroj fillimin e këtij muaji të sakrificës, shpresës e solidaritetit me të tjerët”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
“Ky muaj është moment reflektimi, paqeje e dashurie mes nesh; është muaj i kujdesit, i afërsisë e i ndarjes së të mirave me të tjerët. Uroj që këto vlera të forcohen sa më shumë në shoqërinë dhe vendin tonë. Sepse ne kemi nevojë për to. Ju dëshiroj agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja! Zoti qoftë me gjithë ne!”.