Njohësja e zhvillimeve politike në Kosovë, Afërdita Maliqi, ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, më shumë do të dëshironte një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), se sa Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ajo ka deklaruar se në Abdixhiku në pikën kundër PDK-së, bashkohet me VV-në.
“LDK e ka provu koalicionin me VV-në, por nuk ju ka zgjat shumë, ndërkaq PDK ka pas një hendek më të madh.
Megjithatë, tash jemi në një kohë parazgjedhore dhe partitë shpesh flasin më shumë për çështje elektorale, dhe pastaj pas zgjedhjeve ndryshojnë qëndrime. Mendoj, se kryetari i LDK-së më me dëshire bën koalicion me VV-në, se sa me PDK, sepse në pikën kundër PDK-së, ai bashkohet me VV”, ka thënë Maliqi.
Për këtë deklaratë të analistes, ka reaguar anëtari i Kryesisë së partisë “Guxo”, Luan Gacaferi, përcjell Bota sot.
Sipas tij, koalicioni VV-Guxo do t’i marrë 80 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme.
“Vallahi e dimë këtë punë edhe pa na thonë ti, ama 80% i merr VV-GUXO dhe si duhet koalicioni me Buqen!
Po qe po ta jap edhe një informacion shtesë qe ti se ke ditur, Buqja është një prej adhuruesve me të mëdha të Albin Kurtit, në krejt Kosovën, bile edhe mua ma kalon”, ka shkruar Gacaferi në një postim në Facebook./Botasot