Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku premton barazi e mirëqenie për gratë

 
   

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku në takim me gratë në Prishtinë, ka premtuar barazi e mirëqenie për të gjitha gratë.

“Barazia dhe mirëqenia e gruas do të transformohet rrënjësisht në Kosovë”, tha ai.

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se me LDK-në, gratë do të përfaqësohet në mënyrë sa më të denjë.

“Ka qenë një fushatë fantastike e është e rëndësishme për të reflektuar. Gratë të jenë vendimmarrëse në politik, dëshira më e madhe është për të ju përfaqësuar sa me denjë”, tha ajo.

LDK ftoi të gjitha gratë të mbështesin këtë subjekt politik më 9 shkurt.