Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim deputetin shqiptar të Parlamentit Suedez, Adnan Dibranin dhe zëvendësdeputetin, Arbër Gashi të shoqëruar nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Johanes Westerlund.
Gjatë takimit Abdixhiku diskutoi në veçanti për organizimin e brendshëm partiak në mërgatë, themelimin e nëndegëve të reja dhe shtrirjen e aktiviteteve tona gjithandej në shtetet e Evropës.
Këtë e bëri të ditur LDK-ja në një njoftim në Facebook.
“Abdixhiku theksoi se shqiptarët sot në shtetet evropiane kanë arritur suksese në angazhimin e tyre në jetën publike, duke u bërë deputetë të parlamentve të vendeve që jetojnë. Po ashtu gjeneratat e reja të mërgatës sonë kanë avancuar shumë në integrimin dhe involvimin në procese politike, duke u bërë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave në shtetet e zhvilluara evropiane”.
“Adnani e Arbëri janë model i dy të rinjve që kanë angazhim dhe vullnet për t’i përfaqësuar bindjet dhe pikpamjet e veta edhe për zgjedhjet për Paralamentit Evropian, andaj Lidhja Demokratike e Kosovës fton bashkatdhetarët që janë me nënshtetësi të shteteve të BE-së, të votojnë për deputetë të Parlamentit Evropian, shqiptarë, figura entuziaste dhe me plot vizion për të përfaqësuar sa më mirë interesat e vendeve që veprojnë dhe interesat tona si shqiptarë”.