Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se rruga A në Prishtinë po bëhet pa fjalë dhe pa dramë.
“Një rrugë e re, një lagje e re, një komunitet i ri në bërje. Prishtina – pa fjalë, pa dramë, punë shumë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndërkohë Drejtori i Investimeve Kapitale i kësaj komune, Krenar Xh Xhaferi, tregoi pamje nga puna që po bëhet në këtë rrugë.
“Dinamikë gjithandej. Pamje nga zhvillimi i punimeve në rrugën më të rëndësishme të Prishtinës së re , Rr “Jim Xhem”, shkroi Xhaferi.