Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku: Si parti e qendrës së djathtë, besojmë në lirinë ekonomike të gruas me përgjegjësi të barabartë

 
   

Lideri i LDK-së, Lumri Abdixhiku, këtë të diel, një tjetër aktivitet me Forumin e Gruas, ka folur për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi.

Abdixhiku tha se si parti e qendrës së djathtë, besojnë në lirinë ekonomike të gruas; përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne.

Ky është misioni ynë ideologjik”.

Si organizim politik, besojmë në nevojën për krijimin e hapësirës së nevojshme për ekselencë për gruan që aktivizimin politik e ka përkushtim. Dhe LDK mbetet prijetare në këtë drejtim; jo me fjalë, por me shembuj përplot në qeverisje lokale e partiake gjithandej në Kosovë”,

“Le të jetë kjo një ftesë për bashkim për secilën që ka të njëjtin dedikim. Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për ju”, shkroi Abdixhiku në Facebook.