Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë po mban takime në Gjermani dhe Austri me bashkatdhetarë.
Në këto takime, i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku bëri thirrje nga Austria për të përkrahur eurodeputetin, Lukas Mandl, i cili ishte prezent në tubimin me bashkatdhetarë.
Sipas Abdixhikut është e rëndësishme që të përkrahen kandidatët e partive të djathta, siç është Luks Mandl, miku i vërtetë i Kosovës, pasi sipas tij ka shërbyer me guxim dhe përkushtim, për idealin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike dhe që kanë punuar për kauzën tonë historike, të lirisë, pavarësisë e demokracisë.
“Lukas ka qenë më shumë se një aleat; ai ka qenë një mik i vërtetë i Kosovës. Përpjekjet e tij në Parlamentin Evropian kanë qenë të rëndësishme në sjelljen e çështjeve tona në ballë, duke mbrojtur interesat tona dhe duke siguruar që zëri ynë të dëgjohet në sallat ku merren vendimet për të ardhmen tonë. Lukas ka qenë më shumë se një aleat; ai ka qenë një mik i vërtetë i Kosovës. Përpjekjet e tij në Parlamentin Evropian kanë qenë të rëndësishme në sjelljen e çështjeve tona në ballë, duke mbrojtur interesat tona dhe duke siguruar që zëri ynë të dëgjohet në sallat ku merren vendimet për të ardhmen tonë”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku për këto zgjedhje tha se nuk janë thjesht rutinë politike, por test i demokracisë, i definitimit të ëndrrës evropiane, brenda të cilës ëndërr Kosova, vendi ynë, sheh veten të barabartë mes popujve tjerë evropianë.
‘’Në këtë moment kyç, mërgata jonë e madhe evropiane, duhet të tregojë aktivizim. Jo vetëm për të shpërfaqur më së miri interesat e tyre në vendet ku jetojnë, por dhe për të qenë forcë përcaktuese tanimë përtej kufijve tonështetëror. Dhe në këtë moment kyç është thelbësore që ne të mbështesim një kandidat që jo vetëm ka treguar angazhim, jo vetëm që ka treguar pasion, jo vetëm qënjeh ëndrrat tona e i kupton nevojat tona, por njëkandidat që në gjithë veprimtarinë e vet politike ka gjetur kohë të vendosë Kosovën në ballë të angazhimit personal politik duke dhënë rezultate të prekshme drejt kauzës sonë euroatlantike’’, shtoi Abdixhiku.
Eurodeputeti Lukas falenderoi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryetarin Abdixhiku, për mbështetjen e dhënë ndër vite.