Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim në zyrat e partisë që drejton, ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
“Ambasadorin Hargreaves e falëmderova për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar – në veçanti në fushën e sigurisë, gjatë viteve e dekadave të shkuara. Raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve tona janë garanci për të ardhmen e Republikës dhe popullit tonë”.
“ Ambasadorin e njoftova po ashtu mbi programin politik ‘Rruga e Re’, projektet kryesore zhvillimore; si dhe misionin tonë euroatlantik si fundament i orientimit tonë ideologjik”.
“Ambasadorit Hargreaves i urova shëndet dhe qëndrim me plot suksese në Republikën e Kosovës. I sigurova partneritet të plotë brenda Lidhjes Demoktatike të Kosovës në këtë rrugëtim të rij të tij.Punë të mbarë ambasador”, shkruan Abdixhiku në një postim në Facebook.
I dërguari i ri i Londrës në Kosovë, Jonathan Hargreaves e mori detyrën gjatë javës së shkuar.