Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për vetëdijësim shoqëror në betejën e grave të prekura me kancer të gjirit.
Ai ka thënë se sot çdo e teta grua ballafaqohet me kancerin e gjirit.
“Albina dhe unë bashkë me Përparimin e Kristalen këtë pasdite iu bashkuam fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit ‘Race for the Cure’, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytetit.
Sot, çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit; derisa identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj” u shpreh Abdixhiku.
I njëjti ka ndarë foto nga fushta vetëdijësuese për kancerin e gjirit ‘Race for the Cure’, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytetit.