
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
Abdixhiku ka bërë thirrje për më shumë dashuri dhe harmoni me njëri- tjetrin.
“Gëzuar Pashkët! Kjo ditë dhe jo vetëm, le të jetë ditë reflektimi për më shumë tolerancë, harmoni e dashuri ndaj njëri-tjetrit.
Për shumë mote, gëzuar!“, tha ai.