
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku thotë se dëshiron gëzime dhe bekime për të gjithë.
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë gëzime dhe bekime në këtë festë të shenjtë”.
“Le të jetë kjo ditë feste një moment i veçantë paqeje dhe dashurie për ju dhe familjet tuaja, por mbi të gjitha, le të jetë një ripërtëritje e vlerave më të larta njerëzore, dashurisë, respektit dhe solidaritetit mes njëri-tjetrit. Për shumë mote, Gëzuar Pashkët!”, ka thënë Abdixhiku.