Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdullahu kritikon pushtetin

 
   

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës,  Faton Abdullahu e ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë Kurti, teksa ka thënë se ka një “qasje mafioze”. 

Ai ka thënë se LVV-ja ka vazhduar me të njëjtën arrogancë, teksa ka potencuar se në listën e LVV-së ka persona që janë në procese gjyqësore, pasi e kanë shkelur ligjin.

“Arroganca e popullizmi që me atë 51 për qind i ka zhgënjyer po vazhdon me të njëjtën avaz me të njëjtën kokëfortësi me të njëjtën impotencë politike që thotë ju e keni akuzuar.

Unë jo që se heki nga pozita që t’i lirojë rrugë gjyqësorit që të merret në  mënyrë të paanshme, tash partia e kësaj qeverie thotë ti pe akuzon personin përkatës po, e ky ka me kanë në listë, kjo është një qasje gati mafioze e kësaj qeverie, sepse kur Prokuroria po thotë se kemi probleme me këto apo atë që është në listë, kur thotë pse nuk po e lirën me ja lehtësu Prokurorisë”, ka thënë Abdullahu.