Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abixhiku thotë se fuqizimi i gruas është në fokus të LDK-së

 
   

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka qenë folës në Konferencën Hapëse të Javës së Gruas 2024 të NDI.

“Para një audience të shkëlqyeshme e me plot interesim, shtrova jo vetëm planet e “Rrugës së re” drejt barazisë e gjithëpërshirjes; aktivizimit të gruas në shoqëri e në treg të punës; por dhe reformën e brendshme partiake në LDK si storie e avancimit substancial të gruas në pozitat më të larta udhëheqëse në parti e në qeverisje lokale.”

Ai tha se gjatë tri viteve të fundit kanë rritur pjesëmarrjen e gruas në të gjitha nivelet partiake.

“Gjatë tre viteve të fundit, kemi rritur substancialisht pjesëmarrjen e gruas në të gjitha nivelet partiake; siç dhe kemi thyer rekorde përfaqësimi e përgjegjësie në qeverisje komunale. Nën moton ‘gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm’ vizioni ynë nuk ishte vetëm politikë në një copë letre, por një veprim konkret me shembuj suksesi. Sot, me këtë kapërcim, mburremi të gjithë!”

Abdixhiku shtoi se vazhdon beteja për një shoqëri të barabartëm të vajzave dhe grave, derisa tha se si baba i dy vajzave këtë betejë e ka me plot prioritet.

Në fund tha se LDK do të jetë shembull i barazisë.

“Beteja për një shoqëri të barabartë, të vajzave e grave, vazhdon. Ky mision duhet të jetë i secilit. Pa dyshim, si baba i dy vajzave, si udhëheqës i formacionit më të vjetër politik në vend, këtë betejë e kam me plot prioritet. LDK do të jetë shembull i barazisë!”