Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, duket se është gëzuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove shtesë për fëmijët dhe pensionistët për fundvit.
Për këtë, në llogarinë e tij në Facebook Abrashi ka shpërndarë një fotografi të kryeministrit Albin Kurti.
E veçanta e kësaj fotografie është se kryeministrit i është vendosur një kapelë të babadimrit me disa dhurata në prapavijë.
“Gëzuar Vitin e Ri 2024! E ka leshu dorën BABA-dimri”, është përshkrimi i fotografisë.