Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Absurditet i jashtëzakonshëm”! – Ministrja Gërvalla flet për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës

 
   

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur lidhur me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ajo ka thënë se ato sanksione kanë ardhur pas dhunës nga Serbia, ku u sulmuan ushtarët e NATO-s.

Gërvalla përmendi edhe rastin e sulmit në Banjskë, duke thënë se ky rast është një dështim total i mos reagimit të institucioneve ndërkombëtare në raport me dhunën që e solli në Kosovë përmes huliganëve, Vuçiqi.

“Është një absurditet i jashtëzakonshëm, mos harroni momentin kur janë marrë ato masa, ato janë marrë kur nga Serbia në bashkëpunim me strukturat e dhunshme brenda Kosovës janë sulmuar ushtarët e NATO-së dhe janë lënduar 93 prej tyre. Atëherë është ndëshkuar Kosova për diçka që ka ardhur nga Serbia. Menjëherë pas atij akti dhe pas rrëmbimit të tre oficereve të policisë së Kosovës, në çdo takim që kam pasur me aleatët kam thënë që një veprim i tillë do të keqkuptohet nga Serbia sepse nuk pati asnjë lloj ndëshkimi për Serbin për aktet e dhunës, kam thënë se do të keqkuptohet dhe në të ardhmën do të vdesin njerëz dhe Serbia nuk do të ndalet derisa të krijoj incidente të përgjakshme, fatkeqësisht ajo ndodhu në Banjskë, rreshteri Afrim Bunjaku duke mbrojtur lirin dhe sovranitetit. Banjska është dështim total i mos reagimit të institucioneve ndërkombëtare në raport me dhunën që e solli në Kosovë përmes huliganëve Vuçiqi. Pas kësaj Kosova u ndëshkua”, tha Gërvalla.