Eksperti i kriminalistikës Mensut Ademi foli në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt që ka tronditur Kosovën, Shqipërinë por dhe Suedinë.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se Liridona ka qenë një grua me karakter të fortë dhe e zgjuar.
Ademi ngre pikëpyetjet se si nuk ka arritur që Liridona të dalloj planin e Naim Murselit ose sjelljen e tij.
“Pikëpyetja ime personale është rrethi shoqëror apo familjar i porositësit të veprës penale. Në këtë rast Liridona ka pasur një karakter të fortë dhe një temperament të fortë. Ka një qasje reale për jetën e saj. Karakteri i personit që e ka porosit vrasjen, është pikëpyetje se si Liridona nuk ka arritur që ta dallojë për planin. Në bazë të lëvizjes së tij, shkëputjen nga familja, 99.9% këta persona kanë probleme psikike, ekonomike, hakmerren me të afërmit e tyre, ku lehtë mund të arrijnë deri te kryerja e veprës kriminale”-tha ai.