Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aeroplani Hamburg-Prishtinë detyrohet të aterojë në Beograd

Aeroplani i kompanisë “Eurowings”, i linjës Hamburg-Prishtinë, u detyrua të bëjë ulje të natyrës urgjente në Beograd.

Deri tek ulja urgjente dyshohet të ketë ardhur pasi pilotët panë tym në kabinën e tyre.

Për pasojë 80 pasagjerë kanë mbetur duke pritur për tre orë në mjediset e aeroportit të Beogradit, shkruan MitrovicaSot.

Ende nuk dihen detaje për seriozitetin e problemit teknik të aeroplanit dhe për shkakun e tij.