Analisti Rron Gjinovci, ka komentuar ngjarjen mbi kontrollin e presidentes Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit.
Ai ka thënë se presidenti nuk është preson, por është institucion, andaj edhe sjellja ndaj presidentes nuk ka qenë e hijshme.
“Aeroporti i Shkupit është tepër i lodht me shitë mend kishe me demek ata po i kontrollojkan presidentët. Po ashtu Republika ku ndodhet ai aeroport është e lodhtë”, shkruan ndër tjera ai.
Ai amdje, kërkon që qeveria duhet ta mbrojë presidente.
Postimi i plotë:
Presidenca ka të drejtë.
Presidenti nuk është person, por institucion. Skanimet dhe kontrollet në aeroporte bëhen veç për me parandalu terrorizmin, për kurrgja tjetër. Me e kontrollu për terrorizëm, pra me ia skanu bagazhet dhe pajisjet elektronike presidentit, cilitdo qoftë ai, pra institucionit përfaqësues të Republikës, i bjen që ti po dyshon te krejt Republika për terrorizëm. Aeroporti i Shkupit është tepër i lodht me shitë mend kishe me demek ata po i kontrollojkan presidentët. Po ashtu Republika ku ndodhet ai aeroport është e lodht. Kosova, Qeveria e saj duhet me mbrojtë Presidenten, pra veten si republikë dhe me reagu sa ma ashpër që është e mundshme.