
Kompania ajrore e Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë – Scandinavian Airlines (SAS).
Do të nisë tri linja të reja që lidhin tri kryeqytetet skandinave me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, tha operatori i aeroportit të Prishtinës.
Fluturimet që lidhin Prishtinën me Stokholmin e Suedisë dhe Oslon e Norvegjisë do të fillojnë më 27 qershor, tha Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në një postim në mediat sociale në fillim të kësaj jave.
SAS do të nisë fluturimet nga Prishtina në Kopenhagë të Danimarkës më 3 korrik.