
Afër 300 persona janë vrarë në Gaza në 24- orët e fundit nga sulmet izraelite të cilat po vazhdojnë pa ndërprerë.
“Nuk ka vend të sigurt për të shkuar në Rripin e Gazës”, thotë ministria palestineze e Shëndetësisë, raporton Aljazeera.
Rreth 18,000 palestinezë janë vrarë dhe 49,500 janë plagosur nga sulmet izraelite që nga 7 tetori.
Sulmet izraelite mbi Gaza janë rikthyer pas një armëpushimi humanitar që zgjati disa ditë.
Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, pavarësisht se ajo mbështetet nga shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe shumë vende të tjera.