Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Afër 400 mijë njerëz ende ndodhen në veri të Gazës

Rreth 400 mijë njerëz ende ndodhen në veri të Gazës, sipas të dërguarit amerikan, David Satterfield.

Gjatë javëve të fundit, Izraeli u ka thënë banorëve rezidentë që të evakuohen nga veriu i Rripit për në jug, që quhet si zonë e sigurt, raporton BBC.

Duke folur para reporterëve në Amman, Satterfield, ka thënë se 800 mijë deri në një milion veta kanë lëvizur drejt jugut, por 350 mijë deri në 400 mijë prej tyre mbeten në veri.

Ka kohë që veriu ka qenë cak i bombardimeve ajrore të Izraelit por edhe nga toka.